Në Pulia, Itali, tepricat ushqimore të banketeve të dasmave nuk përfundojnë në plehra.
Është një zgjedhje gjithnjë e më e zakonshme mes bashkëshortëve, pothuajse një zakon: përveç festimit të dasmës me të afërmit dhe miqtë, shumë familje të varfra ndihmohen nga shoqatat dhe famullitë e zonës.
Në fillim të gushtit, Emiliana dhe partneri i saj kishin zgjedhur t’u dhuronin të varfërve atë që do të përfundonte në plehra në fund të festës. Ushqimet u shpërndanë të gjitha përmes rrjetit lokal.
Pak ditë më parë kishin qenë Françeska dhe Davide ata që kishin zgjedhur të njëjtën procedurë.
Asgjë nuk shkon dëm.
Comments are closed.