“Gruaja është themeli, që mban në këmbë një shtëpi. E aq ma shumë, kur shtëpia kthehet në një ekspozitë muze!”
….është një oborr Shkodre, i harruar ndoshta diku në një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës, por tashma i mbushun plot me kujtime, dëshmi, sa të gëzueshme, por edhe hidhuna, është dëshmi e një realiteti të gruas shkodrane në veçanti, e asaj shqiptare në përgjithësi…….
Përmes elementeve artistike, dhe shumë dimensionale që identifikojnë një grua, ky muze tashmë pjesë e Shkodrës ngrihet në themelet e një shtëpie të vjetër, nxjerr në pah më së miri gruan ndër vite, gruan në stade të ndryshme, gruan që paragjykohet e pavarësisht kësaj qëndron e fortë dhe stoike.
“Temelet e nji shpije t’vjetër me pak oda, mbahen nga pesha e identitetit dhe gjurmës t’grues n’shoqni.”
Klaudiana është ajo që është kujdesur në projektimin e këtij muzeu, kësaj dëshmie nëpërmjet artit, i cili lidh njerëzit pavarësisht çdo dallimi a përkatësie; se si dhimbja dhe gëzimi janë bërë edhe për t’u ndarë me njëri-tjetrin, nëpërmjet artit.
Janë dëshmi reale të sjella për të përquar atë cfarë në dimë, atë cfarë ne kemi parë, atë cfarë është e prekshme.
Shkodra ka sot një tjetër muze, një muze ndoshta të gjallë, ashtu sic legjenda e qyteti, sepse Shkodra është grua, sepse Shkodra dëshmon, sepse Shkodra di të shkruajë histori!
Comments are closed.