Kriza demografike si pasojë e emigracionit endemik po reflektohet me ritme të shpejta te sistemi arsimor në vend. Nga rreth 25 mijë maturantë 4 vite më parë, numri i të sapo-diplomuarve që aplikuan për të ndjekur studimet e larta pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2 përllogaritet në rreth 21 mijë.
E teksa e ardhmja demografike nuk premton shumë, përfaqësues nga sektori edukativ sugjerojnë liberalizim të shkuarjes në universitete.
“Po të marrim rastin e edukatoreve të kopshteve, figurë për të cilën kemi shumë nevojë, do të shohim se 4500 prej tyre, pra 60 % janë pa arsimin përkatës” thotë për A2 CNN Nora Malaj.
Comments are closed.