Sidrit Guri nuk është më futbollist i Shkëndijes së Tetovës! Sulmuesi shkodran ka mbyllur bashkëpunimin në mënyrë konsensuale me ekipin kuqezi teksa këta të fundit e kanë përshëndetur me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar sukese në vijim ish-sulmuesit të Kukësit.
Aktualisht 28-vjeçari ka oferat në Turqi dhe në Rumani, por ka edhe klube shqiptare që do të dëshironin të kishin shërbimet e sulmuesit, me në krye Partizanin dhe Tiranën që kanë shfaqur interes për të.
Më parë përveç Kukësit ku u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2016/2017, Sidrit Guri është aktivizuar gjithashtu edhe me fanellat e Ostende, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa.
“KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.
KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.
Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.
Sindrit Guri deklaroi se “falënderoj KF Shkëndijën, Tetovën, Ballistët, të gjithë tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të punësuarit në klub për përkrahjen e parezervë që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shkëndijë dhe në Tetovë. Unë jam shumë krenar që pata mundësinë të jap maksimumin për fanellën kuqezi, fanellë kjo që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shkëndijës i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e saj!
Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Sindrit. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”
Comments are closed.