Një llogari në Twitter, e quajtur “Albanian Stats” ka treguar emrin më të përhapur për vajza në Shqipëri përgjatë periudhës 1991-2008.
Emri më i përhapur në zonën e Shqipërisë qendrore është Anxhela, ndërkohë që në jug-lindje është Kristina. Në Sarandë është emri Maria, kurse në pjesën veri-perëndimore të vendit është emri Sara, raporton abcnews.al.
Në Dibër dhe zonat përreth mbizotëron emri Jonida, në Kukës Sonila, kurse në Has dhe Tropojë spikat emri Edona. Në zonën e Pukës spikat emri Kristjana.
Comments are closed.