Pas publikimit të shifrave të vizitorëve nga Holanda dhe Spanja, ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e britanikëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania në Shqipëri gjatë 7 muajt e fundit.
Madje, ai ka ndarë edhe një shkrim që prestigjozja “The Times” ka publikuar për turizmin në vendin tonë.
“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte
E mirënjohura britanike “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, ka shkruar Rama./abcnews.al
Comments are closed.