Radhë të gjata automjetesh janë shënuar sot në Muriqan dhe Kakavijë.
Qytetarët po presin në temperatura të nxehta që të kalojnë për në tokën shqiptare, ndaj dhe punonjësit e doganës për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve që qëndrojnë në makinë u kanë shpërndarë ujë të ftohtë. Fotot nga gjesti i punonjësve, i ka shpërndarë vetë faqja zyrtare e Doganës Shqiptare.
“Me përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet të gjitha strukturat doganore në pikat kufitare, po punojnë në funksion të rritjes së intesitetit të pasagjerëve dhe fluksit të turistëve gjatë këtij sezoni veror”, shkruan Dogana Shqiptare.
Comments are closed.