Një ditë pasi policia kufitare në Velipojë i bllokoi skafin dhe i vendosi një gjobë ka reaguar për mediat 42-vjeçari Fabian Dodaj. Ai tregon se disponon të gjithë dokumentacionin dhe një gjë e tillë i pohohet edhe nga vetë shefi i stacionit të policisë në Velipojë, Gezim Mlloja.
Ai thotë se ka lajmëruar inspektorin për daljen në det sipas ligjit dhe një veprim i tillë dëmton turizmin në vend.
Mes të tjerash, ai ka treguar edhe incidentin e ndodhur mes tij dhe punonjësit të policisë që i kërkoi dokumentet e mjetit lundrues.
“Në momentin që unë u ndalova, familjarët e mi filmuan momentin. Drejtuesi i skafit të policisë, u ndje jo komfort ndaj kamerave dhe urdhëroi fikjen e tyre. Unë kërkova të dija emrin e policit që po kontrollonte dokumentet, ai nuk pranoi ta thoshte, kështu që unë i lexova numrat. Kjo e irritoi dhe shkoi me drejt timonit të skafit duke e shtuar shpejtësinë maksimalisht , gjë që bëri që të rrëzohesha”– u shpreh 42 vjeçari.
Nëpërmjet videove të realizuara nga vetë ai, Dodaj tregon se shtetasit malazezë nuk kontrolloheshin pavarësisht se lëviznin me skafe në territorin shqiptar.
Këtij shtetasi, policia kufitare i bllokoi mjetin lundrues dhe i vendosi një gjobë prej 50 mijë lekë të rinj, me pretendimin se ka shkelur zonën e kufizuar për mjetet lundruese.
Comments are closed.