Të nderuar bashkëqytetarë, këto pamje të trafikut dramatik të aksit kryesor në Shkodër që na shoqërojnë përditë,janë dëshmi e një izolimi të qëllimshëm të qytetit tonë dhe qytetarëve tanë, pa dallim.
Shkodra, porta europiane me rrugët e Shqipërisë ështē katandisur si rrugicë, kur ndërkohë, sikurse e kam thënë në parlament ,paratë çohen pa u ndalur në tunele që shkojnë direkt tek vilat e klienteve të Ramës në Jug të vendit,sikur edhe paratë që shkojnë çdo ditē në xhepat e hajduterisë shtetërore në kërkim, bosave të inceneratorëve.Shkodra sot do kishte nje hyrje dinjitoze tē standarteve europiane!
Premtimi i disave që janë minorancë në Shkodër rezultoi një mashtrim dhe një turp i madh! Nēse nuk e dijnë po ja u them: SHKODRANËT NUK HARROJNË !
Comments are closed.