Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia. Në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të veçanta.
Bode u kap në orën 21:25 minuta teksa ishte i shtrirë në divanin e sallonit të tij. Informacioni për mbërritjen e Bodes në Berat ishte siguruar në rrugë operative.
Ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e tij, në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.
Në drejtim të banesës së tij janë nisur 2 furgona policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kanë qenë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave Shqiponja.
Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë.
Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej.”
Përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara, që ndodhej në rrugën jashtë banesës.
Ai është shoqëruar në ambijentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.
Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Comments are closed.