Kryetari i PD-së u shpreh i hapur për tu përfaqësuar në koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore por saktësoi se kandidatët e PD-së do të zgjidhen nga primaret dhe jo vetë ai.
Sali Berisha: “Ne mirëpresim dekretin e caktimit të datës së zgjedhjeve. Nuk kishte asnjë arsye që të mos dekretohej që ditën e parë të ligjit të ri. PD në këto zgjedhje sjell risinë, primaret.
Mirëpresim datën. Sigurisht që do të diskutojmë dhe jemi për koalicione por parimi bazë janë priamaret. Kandidatët nuk do i caktojë Sali Berisha, as kryesia e PD-së por anëtarësia e kësaj partie.”
Sa i takon grupit parlamentar të PD-së Berisha thotë se ka një të përbashkët betejën kundër Ramës
Sali Berisha: “Grupi PD-së është grupi i PD-së, natyrisht nuk mund të mohohet se ka diversitet në qëndrime por në tërësi mendoj se çdo deputet do i qëndrojë juajal shumicës që ka votuar dhe do të jetë i përkushtuar në betejën kundër këtij regjimi i cili dëshmon munsë të plotë ndjeshmërie ndaj qytetarëve.”
Berisha ndodhet sot në takimin e përjavshëm me gazetarët.
Comments are closed.