Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi, është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se punonjësi i IMT është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.