Shoqata e ish-të përndjekurve politikë në Shkodër e ka cilësuar të mangët nismën e deputetit Enkelejd Alibeaj për ndryshimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror.
Kreu i kësaj shoqate, Zenel Drangu, në një intervistë për Rtv Ora thotë se lustracioni duhet të përfshijë të gjitha kategoritë dhe institucionet, madje edhe mediat.
Drangu: Nismën shumë të mirë e ka pasur dhe zonja Doda por nuk u realizua atëherë se PS dhe PSD e çuan në Kushtetuese dhe gjykata e rrëzoi. Projekti i Dodës ka qenë i plotë. Simiti e ka djathin brenda, psh nëse më del dosja që kam bashkëpunar me Sigurimin nuk më votojnë votuesit dhe nuk kam pse kandidoj. Por këtyre ju del emri dhe nuk e pranojnë që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë akoma nuk kam dëgjuar dikë që ta pranojë.
Shumica Socialiste ka çuar në kuvend projektligjin e propozuar nga Autoriteti i Dosjeve përmes të cilit synohet ndryshimi ligjit aktual duke i hapur rrugë bërjes publike të emrave të politikanëve që kanë bashkëpunuar apo janë rekrutuar nga ish-sigurimi shtetit.
Subjektet do të verifikohen pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie.
Dragu është pro kësaj nisme, duke thënë se kësaj çështje duhet ti vihet kapaku.
Dragu: Shumë njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit kanë marrë certifikatën e pastërtisë pavarësisht se e kanë rregulluar përmes partive dhe me ndihmën e kryetarëe të partive e kanë zgjidhur problemin dhe kanë marrë certifikatën. Jemi të kontrollohen të gjithë dhe të mbyllet njëherë e mirë që mos të diskutohet më, të jetë hera e fundit.
Ndërkohë Simon Mirakaj, ish i përndjekur politik dhe ish-anëtar i Autoritetit të Dosjeve ka pikëpyetjet e veta.
Miraka: Të bën çudi pse në këtë moment. Por nëse i shërben demokracisë nuk është për tu diskutuar. Një ligj që të ketë jetëgjatësi duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë partitë politike dhe njerëzit. Sot pas 32 vitesh kanë dalë me iniciativa për dekomunistizimin. Më duket shumë zhurmë për asgjë.
Comments are closed.