Bashkia Shkodër po kryen ndërhyrje në të gjitha njësitë administrative dhe pjesët e qytetit.
Gjatë kësaj jave puna është përqëndruar në disa fshatra të njësisë administrative Rrethina, ku janë kryer pastrime të trotuareve dhe kanaleve kulluese e vaditëse, mjediseve përreth shkollave dhe qendrave shëndetësore.
Një pjesë e këtyre ndërhyrjeve është kryer edhe në investime që ende nuk janë marrë në dorëzim nga ana e bashkisë, siç është rasti i rrugës së Hotit të ri, e mbuluar e gjitha nga barishtet dhe mbetjet e tjera.
Paralelisht me ndërhyrjet që po kryen në territor, bashkia Shkodër i fton qytetarët dhe vizitorët që lëvizin në këto zona, që të kontribuojnë për mbajtjen pastër të mjedisit dhe të mos dëmtojnë investimet publike siç janë pemet dekorative, ndriçuesit, kazanët e mbeturinave etj.
Comments are closed.