Detaje të reja janë zbardhur nga kallëzimi që ka bërë në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj, për humnjen e kontakteve me nipin e tij.
Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin, ndërsa dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.
Sipas gazetares së “News 24” Klodian Lala, një SMS ku ai në momentet e fundit shpreh një shqetësim ku shprehet: “Kujdes se do ketë kontrolle”.
“Ata pretendojne se nga informacionet qe kane marre nga miqte e Martinajt qe nuk i identifikojne me emer kane mesuar se ai ka humbur cdo kontakt dhe jane te shqetesuar per fatin e tij. Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej”-tha Lala.
Policia po heton nëse ky kallzim është një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka. Ndërkohë policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për këtë rast.
Comments are closed.