Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet ndër të tjera dhe të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike.
Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit Për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit për vitin 2021, miratuar më 21 korrik 2022 dhe publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 7 gusht 2022 shprehet qartë se i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e atyre që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit online.
Kjo ishte dhe kërkesë e demokratëve që u pranua nga PS dhe u përfshirë në Rezolutën për Autoritetin e Dosjeve.
Një shkresë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i dërgoi parlamentit, bënte të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta figuronte në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit.
Vetë Meta e mohoi në mënyrë kategorike dhe akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë Autoritetin e Dosjeve se është përdorur për qëllime politike.
E tronditur nga këto aludime, Partia Socialiste u nxitua që të shkruajë dy projektligje që më pas t’i depozitojë në Kuvend. Mazhoranca, e shqetësuar për spiunët në politikë, kërkon që të dënonhen krimet e së kaluarës duke i dhënë të drejtë autoritetit të dosjeve për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nësë kanë një certifikatë apo jo nga komisionet Mezini-Bezhani.
Në rezoluten e 27 korrikut 2022 i kërkohet Autoritetit edhe të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm.
Comments are closed.