Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë aksion për monitorimin e subjekteve me aktivitet tregtimin e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB)
Përmes një njoftimi për median AKU ka bllokuar mijëra kg pesticide të ndaluara apo të palejuara për të spërkatur dhjetra hektarë sipërfaqe të mbjella.
Janë proceduar me masa administrative 10 farmaci bujqësore dhe 6 raste janë referuar në organet e Prokurorisë.
Në qarkun e Fierit nga monitorimi i subjekteve të tregtimit të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) në 5 prej tyre u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve me iniciale “M.M.”, ”A.B.”, “B.-M.”, “ N. T. N.”, “M.V” u vendosën masa administrative “Gjobë” me vlerë 1’900’000 lekë si dhe u bllokuan sasi prej 16.085 kg dhe 6.37 a l PMB me destinacion final asgjësimin e tyre.
Në Qarkun e Tiranës në 3 prej tyre, konkretisht në subjektet me iniciale “L.C.”, “K.”, “SH.” u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore. Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 6.57 l dhe 11.420 kg PMB me destinacion final asgjësimin e tyre
Në Qarkun e Elbasanit në 2 prej tyre, konkretisht në subjektet me iniciale “L.R.” dhe “V.S.” u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore. Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 300’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 2.8 kg PMB me destinacion final asgjësimin e tyre.
Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik dhe Financiar janë referuar 6 raste pranë Prokurorive të rretheve Tiranë dhe Fier për veprime të mëtejshme.
Comments are closed.