Katër pushues, tre prej tyre të mitur janë shpëtuar ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit nga Policia kufitare.

Sipas policisë, dy prej fëmijëve të miturve, të moshave 12 dhe 13 vjeç ishin larguar me komardare rreth 1.2 milje larg bregut pa djeninë e prindërve. Në pamundësi për t’u kthyer, ka ndërhyrë policia kufitare duke i nxjerrë ata në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu dhe shtetasi F.L.,45 vjeç dhe djali i tij 10 vjeç me origjinë nga Kosova rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Mësohet se babë e bir ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.