Rreth 100 mln euro do të ndajë qeveria për të lehtësuar njerëzit nga kriza e çmimeve. Paketa e re është pjesë e buxhetit të rishikuar për këtë vit.
30 mld lekë më shumë se plani do të shkojnë në arkën e shtetit deri në fund të vitit. Llogaritë e reja për të ardhurat, janë shpallur në buxhet, ku vendoset të rriten edhe shpenzimet me 13 mld lekë.
Me rishikimin e dytë brenda vitit, qeveria do të ndajë para edhe për një paketë sociale.
Ajo do të japë 12.1 miliardë lekë, afërsisht 100 mln euro për zbutjen e krizës së çmimeve. Kjo shumë është sa çereku i të ardhurave të shtuara të mbledhura si taksa, në 6 mujorin e parë të vitit.
Akti normativ nuk përcakton ndarje specifike për kategoritë që do të përfitojnë dhe shumat përkatëse, sqarim ky që duhet të jepet në vijim.
Situata e mirë me të ardhurat, lehtëson qeverinë edhe nga borxhi publik, e cila do të ulë nivelin e tij në pjesën e mbetur 2022.
Në buxhetin e parë të vitit 2022, financat prisnin të mblidhnin 547 mld lekë dhe të shpenzonin 647 mld. Por me rishikimin e fundit, deficiti zbret nga 100 mld, në 84 mld lekë.
Comments are closed.