Këshilli i qarkut Shkodër inspektoi fillimin e punimeve që po kryhen në Investimin e rradhës, këtë herë në Bashkia Malësi e Madhe
me objekt ”Sistemim asfaltim rruga kryesore e varrezave ne fshatin Kalldrun”, Malësi e Madhe
Fondi: 6,000,000 (gjashtëmilion) lekë me t.v.sh.
Pas kryerjes së procedurës elektronike të tenderit është konfirmuar fitues ”LAÇAJ” sh.p.k. me vlerë të ofertës fituese prej 4,792,080 lekë me t.v.sh.
Me datë 5 gusht 2022 është lidhur kontrata mes Kryetarit të KQSH-së z. Hilmi Lakti dhe operatorit ekonomik ”LAÇAJ” sh.p.k.
Fillimi i punimeve:8 gusht 2022.
Afati i kryerjes së investimit: 20 ditë
Kursimi i fondeve publike: Si rezultat i procedurës elektronike është kursyer 17% e fondit të parashikuar, përkatësisht vlera prej 1,006,600 (një milion e gjashtë mijë e gjashtë qind) lekë.
Comments are closed.