Përveç se në pjesë të ndryshme të rrugëve të fshatit Golem të njësisë adimistrative rrethina tashmë mbeturinat i gjenë të hedhura edhe në kanalet kulluese dhe ato vaditëse. Prej dy dy vitesh kanali vaditës në fshatin Golem të njësisë administrative rrethina është i mbushur nga mbeturinat urbane e deri tek ato inertet. Si pasojë e mbushjes nga mbeturinat kanali është bllokuar dhe uji ka dalur në rrugë duke u kthyer në një problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë aty.
Kjo situatë gjatë stinës së dimrit bëhet akoma më shqetësuese për banorët të cilët përballen me vështirësi në qarkullimin në këtë rrugë. Pas kamerave banorët shprehen se bashkë me mbetjet plastike, banorët thonë se uji i kanalit sjellë kafshë të ngordhura duke rrezikuar të kthehen në një vatër infeksioni.
Edhe pse kjo situatë vijon të mbetët e njëjtë prej vitesh deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi. Janë më shumë se 100 metër gjatësi kanle kulluese dhe vaditëse në fashtin Golem të cilat pjesa më e madhe nuk pastrohen prej vitesh. / Star Plus /
Comments are closed.