Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.
Kërkesa e Kuvendit i është bërë Autoritetit në rekomandimet e përvitshme që jepen në raportin vjetor që miratohet në Parlament.
Kjo kërkesë e Kuvendit është bërë pak javë para se në vend të shpërthente diskutimi dhe debati që përfshiu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Debati nisi pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve që i kërkoi Kuvendit të ndryshonte ligjin për dosjet, pasi dyshonte se politikane që kanë marrë certifikatat e sigurisë kanë dosje në Sigurimin e Shtetit, duke aluduar për ish-presidentin Meta.
Comments are closed.