Ngritur në vitin 1998 kampi veror “Shpresa” në Velipojë, çdo vit e më tepër po shndërrohet në një dritë shprese për të gjithë personat me aftësi ndryshe.
Vullnetarë nga e gjithë bota bëhen bashkë çdo vit në një kamp të vçantë ku u ofrojnë pushime personave të pamundur.Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult për cdo vit i viziton personat me aftësi ndryshe në këtë kamp.Ai thotë se duhet rritur ndjenja e solidaritetit dhe mirësisë për të ndihmuar këta persona.
Për drejtuesin e projektit “Shpresa” Luigj Mila, qëllimi kryesor i këtij projekti është nxitja e vullnetarizmit.Projekti Shpresa, eshte nje shprese per keta persona, te cilet ne keto ambjente qofte ne Shkoder por edhe ne kampin e Velipojes gjejne ngrotjesine e nje familje te munguar.Kampi Veror ‘Shpresa’ në Velipojë nisi në vitin 1998 dhe cdo vit ofron mundësinë e pushimeve për rreth 150 persona me aftësi ndryshe të moshave të ndryshme.
Comments are closed.