Disa raste zjarresh ka patur gjatë javëve të fundit edhe në bashkinë Vau-Dejës. Ku më problematike situata ishte ajo e pak ditëve më parë në Bushat.
Kryebashkiaku i Vau-Dejësit Mark Babani thotë se një pjesë e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Ndërkohë që falenderon zjarrëfikësit për punën në shuarjen e flakëve, Babani apelon policisë së shtetit që të hetojë rastet e denoncuara si zjarrvënie e qëllimshme dhe të ndalojë autorët, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.
Comments are closed.