Një situatë e ndodhur ndonjëherë më parë është përjetuar ditën e djeshme nga banorët e fshatit Grudë-Fushë të bashkisë Malësi e Madhe. Një zjarr I përmsave të mëdha dogji 20 shtëpi të pabanueshme.
Flakëve nuk i kanë shpëtuar as varrezat e fshatit Grudë-Fushë, një pjesë e te cilave janë djegur totalisht. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët vetëm 5 shtëpi të banueshme. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar ndërsa flakët janë izoluar.Fshati ditën e sotme të ngjante si një zonë e sapo dalë nga lufta.Banorët rrëfejnë orët e tmerrit që kanë përjtuar, teksa tregojnë se dëmet e shkaktuara janë të parikuperueshme.
Disa e kaluan natën tek fqinjët pasi banesat e tyre iu dogjën.Një ditë më parë Shkodra u rrethua nga vatrat e e zjarrit të cilat u regjistruan ne fshatrat Grude Fushë, Bërdicë, Postribë dhe Bardhaj ku flaket ishin masive dhe u perhapen me shpejtesi per shkak te erave te forta .
Comments are closed.