Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avida, policia e Shkodrës nuk lejon pronarët e kompanive të cilët janë të licencuar si subjekt privat të nxjerrin mjetet motorike në ujë.
Pas kesaj situate, pronarët kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal.
Gjithçka u bllokua. Nuk kemi gjetur asnjë lloj mundësie. Bëjmë thirrje për të na dhënë një zgjidhje. Dokumentacionet i kemi të rregullta. Kam një motor jet ski. Kemi hasur vështirësi”, tha një pronar motori uji.
Nga ana e policisë se Shkodrës nuk ka akoma një njoftim zyrtar për moslejim e mjeteve të licencuara për të lundruar në plazhin e Velipojës, por pronarët e mjeteve thonë që çdo gjë bëhet me “urdhra absurde”.
Ne këtë plazh operojnë 7 kompani private ndërsa ka pushues tradicionalë të cilët kane blerë prej kohesh motorë uji për t’i përdorur gjatë pushimeve në këtë bregdet.