Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit, vijon të mbetet aktiv duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Po ashtu për përhapjen e zjarrit, përveç erës, po ndikon edhe terreni pasi mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë ndërhyrjen nga terreni malor.
Kështu që sot flakët e zjarrit kanë avancuar, duke rrezikuar edhe banesat e zonës, duke bërë që të gjithë të kërkojnë ndihmë nga institucionet vendore për të shuar flakët. Ndërsa një vatër zjarri është aktivizuar edhe në fshatin Mali i Bardhë.
Sipërfaqet e djegura janë të mëdha, ndaj dhe tani ka nisur të kërkohet ndërhyrja nga ajri në shuarjen e zjarreve në zonën e fshatit Turistik Skuraj.
Comments are closed.