Pronarët e mjeteve të vogla lundruese detare kryesisht gomone dhe skafe po protestojnë sot për ditën e tretë radhazi, për të marrë lejen e qarkullimit nga institucionet përkatëse.
Kur kanë kaluar disa ditë nga tragjedia e Himarës, lundrimi është pezulluar dhe pronarët e mjeteve lundruese deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për lejen e kërkuar.
Kështu që ata kanë vijuar të protestojnë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni përkatës. Ndërkohë që sipas tyre kjo është e pa drejtë, pasi nuk japin asnjë informacion, ndërkohë që gjithë dokumentacioni që ata disponojnë e kanë të rregull e se nuk duhet të penalizohen në kulmin e sezonit turistik.
“Na lini të lundrojmë. Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë,”-shprehen protestuesit.
Në vendbanimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Por që për momentin janë ndaluar që të lundrojnë, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase me gomone, teksa ajo luante në breg në bregun e Himarës. Që nga ajo ditë ka nisur një aksion për të bllokuar të gjithë mjetet pa leje, por duket se janë penalizuar edhe ndjekësit e ligjit.
Comments are closed.