Kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja dhe drejtuesja e BKH-së Aida Veizaj vazhdojnë vizitën e tyre zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata kanë takuar zyrtarë në Departamentin e Drejtësisë ku në fokus ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ne vendin tonë.
Dy zyrtarët e lartë të SPAK dhe BKH do të zhvillojnë takime dhe me drejtues të FBI-së dhe DEA-s dhe temat e diskutimeve do të jenë të njëjta.
Gjithashtu këto takime do shfrytëzohet nga Kraja dhe Veizaj për t’u prezantuar partnerëve amerikanë arritjet e këtyre dy strukturave.
Drejtuesi i SPAK gjatë qëndrimin në SHBA dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku shprehu vendosmërinë për të luftuar korrupsionin .
Ai sqaroi se çështje të rëndësishme po hetohen nga SPAK dhe po verifikohen veprimet e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në çështjet e koncesioneve ne shëndetësi apo edhe kontratat e inceneratorëve.
Prokurorinë e Posaçme e pret një vjeshtë e ngarkuar, dukë qenë se gjatë muajit korrik u pyetën ish-ministra, drejtorë të rëndësishme në administratë, ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë bashkish.
Comments are closed.