Djegia e gomave shkakton dëm ekologjik dhe rrezik për perhapjen e flakëve të zjarrit në zonën e Kuçit në Bashkinë Shkodër.

Persona të papërgjegjshëm kanë djegur pasditen e kësaj të shtune goma automjetesh në këtë zonë dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

Është dashur ndërhyrja e 2 automjeteve të zjarrfikseve për të neutralizuar flakët e zjarrit, ndërsa dëmi mjedisor në këto temperatura ekstreme është i lartë.

Qarku i Shkodrës është një ndër qarqet që po përballet më së shumti me rastet e zjarreve në ditët e fundit.