Bordi i Transparencës ka vendosur që ta ulë me vetëm 1 lek çmimin e naftës në vend, edhe pse në bursë çmimi i saj ka shënuar rënie të ndjeshme.
Kështu, nga 221 lekë/ litri që shitej deri më tani, nga pasditja e sotme do të shitet me 220 lekë/ litri.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.
Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.