Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka thënë nëpërmjet një postimi në Facebook se është në dijeni të lëvizjes së radhës së Rusisë.
Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Reagimi i plotë
“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë.”
Comments are closed.