Qytetarët i kanë lënë ultimatum kryeministrit Edi Rama për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se Rama ka kohë deri të hënën për të shkrkuar Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse nuk shkarkohen këto persona, protestat do të vazhdojnë.
“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me protesta të pandalshme, vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi.
Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zjarrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e policisë, 72 orë kohë për drejtësi” thanë protestuesit.
Comments are closed.