Rishfaqen sërish inertet tek Varrezat e Dëshmorëve. Kohët e fundit është konstatuar se mbetjet urbane dhe inerte kanë rrethuar argjinaturën e Kirit gjë e cila është kthyer në një problem për banorët e asaj zone.

Fillimisht banorët u liruan nga shqetësimi disavjecar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta, sidomos edhe kur i vihet flaka ditën për diell sikur ditën e sotme ku u konstatuan dy vatra të tilla duke krijuar ndotje të ajrit.Hedhja e mbetjeve ne Varrezat e Deshmoreve u ndalua disa vite me pare, ku disa here institucionet e kryesisht prefektura kanë apeluar qe te mos hidhen mbetje, pasi qytetaret dhe kompanite do te ndeshkohen.Nje gje e tille deri ne keto momente nuk ka ndodhur, asnje pergjegjes nuk eshte ndeshkuar.

Por pavarësisht kesaj mbetjet vijojne te hidhen gjate ditës.Ndotësit kryesor dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të Varrezave të Dëshmorëve.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë cdo ditë. / rtsh – shkodra / 

https://fb.watch/eIZI3yOeDk/