Përfaqësues të Koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë”, përfaqësuese të organizatave partnere dhe organizatës mbështetëse Leviz Albania zhvilluan një takim me zëvendës kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Tonin Dedaj duke i prezantuar qëllimin e projektit, punën e deritanishme dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.
Z. Dedaj ofroi gadishmërinë dhe bashkëpunimin e Bashkisë Shkodër lidhur me aktivitetet e ardhshme. Ndër të tjera ai u shpreh se mbledhjet e Këshillit Bashkiak Shkodër janë hapura dhe sugjerimet nga ana e Koliacionit janb të mirëpritura.
Kjo nismë zbatohet nga Qendra Europiane, Gruaja tek Gruaja Këshilli Shqiptar i Medias – KSHM, në kuadër të projektit “Media e Pavarur për një Qeverisje Demokratike”, zbatuar me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Comments are closed.