Nga Inva Hasanaliaj
Rama: Në vitin e ardhshëm nuk do blihet asnjë makinë, nuk do të pajiset asnjë zyrë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e 6-të të jashtëzakonshme për pasojat e tërmetit deklaroi se asnjë lek nga buxheti I 2020-ës nuk do të shkonte për makina dhe dollapë, duke ironizuar se kryetarët e bashkive mund të lëviznin me kuaj.
Çfarë ka ndodhur pas kësaj deklarate?
Ne pyetëm institucionin e Kryeministrisë në lidhje me një kontroll të shpenzimeve nga bashkitë për vitin 2020 por ende nuk kemi një përgjigje.
Në një kontroll fillestar për pagesat në thesar të cilat janë publike në faqen e Ministrisë së Financave pamë se marrja e një informacioni mbi pagesat që janë kryer gjatë vitit 2020 është e pamundur pasi faqja nuk funksionon për të gjitha datat.
Hapi I radhës ishte ti drejtoheshim 61 bashkive përmes një kërkese për informacion nga të cilat u përgjigjën 24 bashki. Në informacionete dërguara kuptuam se pavarësisht deklaratës së kryeministrit se investimet për zërat e mobilimit të zyrave dhe makinave do të ishin zero, kjo nuk I ka ndaluar disa nga bashkitë të arredojnë ambientet apo të blejnë makina për administratën.
Zërat e shpenzimeve | Mobilim zyrash | Makina |
Bashkitë | ||
Librazhd | 0 | 0 |
Fier | 0 | 0 |
Lushnje | Janë blerë dy mjete në vlerën 350.000 lekë dhe 310.000 lekë | |
Përmet | 0 | 0 |
Kurbin | 0 | 0 |
Patos | 0 | 0 |
Himarë | 0 | 0 |
Berat | 0 | 0 |
Poliçan | 49,320 lekë | |
Lezhë | 0 | 0 |
Mirditë | 0 | 2,827,200 lekë |
Gjirokastër | 498,720 lekë | 0 |
Dropull | 0 | 0 |
Dibër | 2,373,600 lekë | 1,389,600 lekë |
Klos | 0 | 0 |
Shkodër | 0 | 0 |
Mallakastër | 0 | Makina(kamion.rul.rimorkiator,automjet për administratën) 14.640.000 lekë |
Kuçovë | 0 | 0 |
Durrës | 0 | 0 |
Korçë | 0 | 0 |
Shijak | 0 | 0 |
Belsh | 0 | 0 |
Kamëz | 1,099,680 mobilim (njësitë bashkiake) | 0 |
Totali | 4,021,320 lekë | 19,516,800 lekë |
Në fund të vititit 2020 nga të dhënat që disponjmë nga vetë bashkitë rezulton se një total prej 23,538,120 milion lekësh të shpenzuara për makina dhe mobilim zyrash.
Si qëndrojnë këto shpenzime kundrejt investimeve në infrastrukturë dhe furnizim me ujë ?
Bashkia Lushnje
Në programin e planifikimit dhe shpenzimeve për sa I përket rrjetit të ujësjellësit dhe ndriçimit të rrugëve shohim se kjo bashki ka kryer 0 investime për vitin 2020.
Bashkia Poliçan
Në rastin e bashkisë së Poliçanit shohim se në planin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e rrugëve në fshatra janë palnifikuar 0 investime për vitin 2020.
Bashkia Dibër
Në faqen zyrtare të kësaj bashkie gjetëm të publikuar pasqyrëne investimeve për vitin 2020 ku sipas të dhënave investimet për mirëmbajtje të rrugëve paraqiten në disa zëra të ndryshëm dhe kalojnë vlerën e 10 milionë lekëve.
Bashkia Mallakastër
Në rastin e bashkisë Mallakastër nuk kemi të bërë publike planin e shpenzimeve për vitin 2020.
Bashkia Kamëz
Në faqen zyrtare të kësaj bashkie gjetëm vetëm planifikimin buxhetor për vitin 2020 por jo zbatimin e këtij drafti.
Pavarësisht deklaratës së kryeministrit Rama se nuk do të kishte asnjë lloj shpenzimi nga ana e bashkive për zërat si makina apo mobilime zyrash, kjo nuk I ndaloi disa bashki të vazhdonin me investime të tilla të cilat konsiderohen edhe si shpenzime luksi.
Si lëvizin disa nga kryebashkiakët e qyteteve më të mëdha europiane?
Ish kryebashkiaku i Torontos David Miller nuk është i panjohur për të nismën e tij të lëvizjes me biçikletë. Miller jo vetëm që zgjeroi rrjetin e korsive të biçikletave të Torontos dhe mbështeti krijimin e Unionit të Çiklistëve të Torontos, por e bëri këtë ndërsa ishte kryetar i Grupit të Lidershipit të Klimës së Qyteteve C40.
Një tjetër shembull është edhe ai i ish-kryebashkiakut të San Paolo, Fernando Haddad I cili kur mori këtë detyrë në vitin 2013 nuk e përdori lëvizjen me biçikletë si retorikë politike por edhe e vuri në zbatim ku vazhdimisht ëshë fotografuar duke lëvizur me biçikletë.

Comments are closed.