Autori i vrasjes së Mario Metaj, 27-vjeçarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Patra, është dorëzuar. Mediat në Greqi bëjnë me dije se 27-vjeçari i shoqëruar nga avokati shkoi në Drejtorinë e Policisë Ahaia dje në mesditë.
Po ashtu bëhet me dije se autori kishte pasur komunikim më herët me policinë dhe ishte përgatitur tereni për dorëzimin e tij. Negociatori për dorëzimin e tij sipas mediave vendase ka qenë drejtori i Policisë, Apostolos Martzaklis, dhe ai kërkoi që të dorëzohej në zyrën e tij.
Tashmë pritet që 27-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin e tij do të përballet me akuzat në gjykatë. Mario Metaj u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Patras në Greqi.
27-vjeçari po udhëtonte me makinë dhe u qëllua me armë në një kryqëzim rrugësh. Mario Metaj mori një plumb në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të gjendjes së rëndë ndërroi jetë.
Comments are closed.