REFLEKSION ME KOHEN
E INTERVISTE ME DESHMITARIN E SAJ, TALENTIN E JASHTZAKONSHEM TE SPORTIT SHQIPTAR :
ALFRED BARDELI!
30 vjet ma parë, me 17.01.1991 u hapë në Laç „Kisha e shejtit Anton“, ose siç njifet ne gjuhën e popullit: Kisha e mrekullive të Shna Ndoit“.
1.
Diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit e rinia shkodrane së bashku me dom Simon Jubanin sapo kishin hape Kishen e parë, kur pikerisht kjo rini megjithse e rritun nën ateizmin shtetnor të diktatures e kishte në zemer dimensionin transhendent dhe traditen dy mijë vjecare të krishtenimit. Nën ket fryme gati surreale që i ngjan vullkanit të sapo ka daëe nga krateri, nji llave tjeter e fuqishme u nisë nga Shkodra për në Laç, për me hapë „kishën e mrekullive“.
Për hir të së vërtetes, kjo kishë nuk ishte mbyllë kurrë „de facto“ e sado që ruhej nga ushtria, aparati i komiteti te partise, policia e sigurimi i shtetit, prapseprape shume besimtare tue vue në rrezik egzistencen e tyne, vendin e punes, burgun, torturat luteshin cdo të djelë në germadhat e saj…
Për me arritë kështu në nji ditë të djelë të shejte per arbnoret e shqiptarët në shume drejtime, në 17 Janarin e vjetit 1991: në perkujtimin e kthimit në amshim të herorit kombetar Gjergj Kastrioti – Skanderbeg si dhe të hapjes së kishes së franceskanit të njoftun portugez, shejtit Anton, ose Shna Ndout.
2.
Për me marrë informacion të plote, të pastër, autentik nga kjo ngjarje spektakolare e demokracise shqiptare unë i mora nji intervistë ekskluzive protogonistit të hapjes së kësaj kishe në 17 Janar të vjetit 1991, kampionit apsolut të mundjes së viteve 80, (anipse i harruem nga institucionet e demokracisë) fituesin e disa medaljeve të arta në spartakjadat kombetare, e mjeshter sporti qysh në 1989: Alfred Bardeli.
PYETJE:
Pershendetje Alfred. Ti je nji nga nismetaret e hapjes se kishes së parë në Rrmaj së me në krye dom Simon Jubanin, për mos me e lanë me kaq e vazhdove ket mision kaq të naltë shpirtnor me hapjen e kishes së Shna Ndout e padyshim kjo perban nji emocion të jashtzakonshem në jetë. A mundesh me i nda me ne keto kujtime kaq të shtrejta të jetes tande, sot në ket 30 vjetor?
PERGJIGJE.
Me kënaqësi Gjergj e të falem Nderes shumë për ket perkujtim të kesaj ngjarje, ku jam kenë vetë deshmitari e nji nga organizatoret e saj. Para se me nisë me fole per kishen e Lacit më lejo të shprehë për herë të parë mbas 31 vjetesh dëshmine teme për kishën Amë, kishen e Rrmajve ku nisi edhe demokracija shqiptare me 11 Nandor të vjetit 1990, ku rreth 50 mijë vetë e kishin marrë parasysh me laneë jetën në ato vorreza legjendare ku pushojne ajka e dijes dhe e kultures së kombit shqiptar.
PYETJE
Padyshim e gezohem fort nga kjo, sepse me kohën kanë dalë edhe protogoniste të tjerë që as janë kenë të pranishem, porse sot vrapojnë me marrë gjethet e larit mbi krye.
PERGJIGJE
Për Kishen e Rrmajt unë mundem me tregue 3 gjana kryesore.
E para, asht momenti historik i jashtzakonshem i meshes së pare ku moren pjese mbi 50 mije banore pa dallim fejet e krahinet, qytetare, malecore e katundar, katolike, ortodokse e muslimane.
Sic shifet edhe ne foton perkatese emocioni i asaj meshe të shejte nji oreshe ku jam gjithe kohen afer dom Simonit, ka mbete për mu gjate tanë jetes si nji emocion historik e shpirtnore i paperseritshem.
E dyta, kur mbaroi mesha e cila u mbajt në rregull e disipline të jashtzakonshme, megjithse nuk kishte asnji force të rendit e kam pasë të shtërnguem per krahut dom Simonin e në mes të besimtarëve kena ecë derisa shkoi në shpi. Bashkë me mue në ket grup të vogël ishte edhe Zef Gjoni, Rrok Bardeli, Zef Kiri, Tonin Temali , Marjan Kepi, Agostin Mhilli, Rrok Shtjefni e disa djem të ri shkodrane që kam veshtirë me ua kujtue emnat te tanëve.
Momenti tjeter i jashtzakonshem i atyne diteve të nandorit 1990 ka qene kur mbasi ishte hape kisha në Rrmaj vjen te shpija e dom Simonit , Hafiz Sabri Koçi,me tre persona të tjere nga lagja muslimane me folë per nji provokim që kishin ba komunistat, të cilet e kishin halë në sy bashkpunimin kaq vllaznor të katolikeve e muslimaneve. Me kujtohet si njitash kur kena shkue te tanë na përfaqsues të kishës katolike me marre pjesë në hapjen e xhamise, sepse nji javë ma parë në Rrmaj të njejten gja kishin ba vllaznit tonë musliman kur kena hapë kishen na katoliket. Fryma e lirësë dhe e besimit ishte ba nji.
Ishte terr, mbramje vonë e bashkë me mue ishte edhe Zef Gjoni, Rrok Bardeli, Kolec Sermi dhe ishte e shume e bukur e njerzore me pa se si dom Simoni e Hafiz Sabri Koçi, e zgjidhen problemin e nuk ranë pre e provokimeve të sigurimit të diktatures që dojshin me nxitë besimtarët kundra njeni tjetrit.
PYETJE
Po Alfred më kujtohet edhe mue në vitet 90 se përvec se me don Simonin, komunikimi në mes të Nane Terezes e Hafiz Sabri Koçit, ishte i nji pershpirtmenie të naltë tue i ba nder qytetnimit shqiptar e naltesue dialogun nderfetar, që sot len kaq shumë me dëshirue e ka me u dashtë kohë me mbrritë prep në atë nivel.
PERGJIGJE
Unë i kam ndej afer dom Simonit qysh në muajin Nentor që asht hap Kisha e deri me 5 mars, sepse me daten 6 Mars jam nisë për në Itali, ku nga data 7 Mars 1991 jam emigrant e kam ndërtue këtu jetën me familjen teme. Edhe në Itali e kam ruejte traditen e besimit që kena trashëgue nga prindja jonë.
PYETJE
Ishin keto 5 muej t´jashtzakonshëm të jetës tande, të cilët, përjetuen edhe dy ngjarje të mëdha, sic janë hapja e dy kishave simbol të Shqipnisë, ajo e Rrmjat dhe ajo e Kishes së Shna Ndoit.
PERGJIGJE
Patjeter e nuk i harroj kurrë e më ndjekin si bekim në jetë. Në lidhje me Kishen e Lacit, po të kallxoj me dorë në zemër të vërtetn. Pader Leon Kabashi ishte kojshija i jone në Rus katolik e nji mbramje erdhi krejt papritmas te dera e shpisë. Dola unë dhe e thirra mrendë.
Më tha: O djali i mirë i Zef Bardelit due me çue meshën e shejtë te Kisha e Shna Ndout e mundesh me më ndejë afër?
Patjetër Pader Leon, i thashë, dhe erdhi mrendë. Shkova ne nesër e kam folë me Zef Gjonin e me shoke tjerë te kisha e u thashë se si kishte ardhë Pader Leoni mramë e don me thanë Meshen e shejtë te Kisha e Shejtit Shna Ndue. Mbasi biseduem ramë dakord me e shoqnue na pader Leonin.
U organizuem mirë e mbarë e me datën 16. 01. 1991 kena marrë trenin. Atë natë e lamë me fjetë te vjehrri i shokut tonë Agustin Mhilli, sepse ishte dimën e bante ftohtë, e ne nesër jena njitë nelt me dhanë meshën e shejtë, te vendi ku asht Kisha sot.
Kur u çue Mesha e Shejtë prej pader Leonit, i gjith populli po u lut´te e po kjante. Nji pamje e jashtzakonshme gati biblike siç mund të shifet edhe nga fotot.
Mbasi mbaroi mesha i ndejtëm afër se as këtu nuk na u ndanë provokatorët dhe e shoqnuem deri në shpi në Shkodër me tren Pader Leonin sepse ishte edhe kjoshija i jem.
Keto janë emnat e shokeve, miqeve e vllazenve të mi, që kena shoqnue së bashku pader Leonin te kisha e Shna Ndoit: Zef Gjoni, Alfred Bardeli, Agustin Mhilli ,Vasil Mhilli, Tonin Temali ,Marjan Kepi, Vitor Sermi, Zef Kiri,Pal Qekini, e më vjen keq se janë edhe disa të tjerë nga mahallat e tjera, emnat e të cilëve koha i ka fshi sadopak e nuk më kujtohen.
PYETJE
Të falenderoj perzemërsisht Alfred për kët Intervistë e kyt deshmi të kohes, si protogonist i saj. Le të jetë kjo intervistë edhe si burim, si reference për të gjithë studjuesit e ardhshem, në menyrë që historia të mos fallsifikohet e sidomos të mos perseritet ma.
PERGJIGJE
Edhe unë të falenderoj shumë Gjergj për kyt intervistë e të uroj tana të mirat. E kam pasë si brilant në zemër kyt kujtim e kam dashtë me e nda me miq e shokë e kjo asht nji ditë e bukur për kët.
Gjergj Jozef Kola
Vjenë, 17 Janar 2021.
Comments are closed.