Një banor i Muriqanit ngre shqetësimin se askush nuk ka shkuar për ti dhënë asnjë ndihmë apo bazë ushqimore për bagëtinë. Ai shprehet se ndihmat janë shpërndarë vetëm në fshatin Obot dhe Goricë, ndërsa akuzon se dhe ato kanë qenë selektive.

Banori shprehet se ka dhjetë krerë lopë të cilat kanë nevojë për bazë ushqimore, pasi situata vazhdon njësoj prej disa javësh dhe ushqimi që ai kishte siguruar është i pamjaftueshëm, ndërkohë uji ka depërtuar dhe ne stallën e bagëtive.

Banori i bën thirrje shtetit që të merren masa pasi të gjitha të mbjellat janë nën ujë, ndërsa shprehet se po ashtu rreth 5000 pemë dekoratike tanimë janë përmbytur.

Faxweb mëson se ne Obot u shpërndanë rreth 50 pako ushqimore, 51 koncentrat thasë, 200 bidonë ujë, nga nje organizate jo fitimprurëse, Qendra YEA! -Young Entrepreneurs Albania.