Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03. 00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit
Abcnews.al mëson se një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedegjonaj dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri N.P,i cili është transportuar në spitalin e Traumës
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë
Comments are closed.