Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për largimin e Eliot Engel pas 32 vitesh nga Kongresi në SHBA.
Ajo shkruan se ai ka ndryshuar jetën e saj që nga momenti kur i ka shkuar në zyrë, ku dhe mësoi se shumë kohë para saj në të njëjtën zyrë kishte shkuar edhe babai i saj Azem Hajdari.
“Në 32 vite shërbim ka prekur zemrat e shumë jetëve përreth përfshirë edhe timen. Ka ndryshuar jetën time në mënyrë trajektore që nga momenti kur shkova në zyrën e tij dhe mësova se babai im ka qenë në të njëjtën zyrë shumë vite më parë. Faleminderit” shkruan ajo.