Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se ka nisur shkarkimet e kontrolluara në HEC-in e Vaut të Dejës për tju përgjigjur reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit. Kaskada e Drinit funksionon në bazë të një rregulloreje që parashikon edhe nivelet që duhet të ruhen në çdo periudhë. Sekretariati Teknik dhe Komisioni i Posaçem qe jane autoritete vendimarrëse në çdo situatë kanë vendosur për shkarkime të kontrolluara për të ruajtur digat dhe kaskadën nga impaktet negative.
“Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit, si dhe reshjet e pritshme në ditët në vijim, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur ndjeshëm nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës, e pritet të kalojnë limitet e parashikuara nga Rregullorja e Shkarkimit të Plotave.
Nisur nga kjo situate Administratori i KESH z. Benet Beci ka thirrur në një takim Sekretariatin Teknik të Komisionit te Posaçëm të Trajtimit të Plotave, per trajtimin e prurjeve natyrore në kaskadë, në përputhje me Rregulloren e shkarkimit të Plotave.
Në vijim të vendimeve të Sekretariatit Teknik dhe Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave , KESH ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të menaxhuar situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.
Si rezultat, KESH ka filluar nga data 28 Dhjetor shkarkimet e kontrolluara në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha që mund të krijojnë problem në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Shkarkimet po menaxhohen me kujdes duke ndjekuar në dinamike zhvillimet metoerologjike dhe bazuar në inforamcionin aktual të prurjeve, nuk përbejnë rrezik dhe nuk do të kënë impakt negativ në zonën e kanalit të shakarkimit. KESH për herë të parë po kryen administrimin e integruar të nivelit të prurjeve natyrore në kaskadë, nivelin e shkarkimeve nga HEC Vau i Dejës, nivelin e Liqenit të Shkodrës, nivelin e lumenjëve Buna, Kir, Gjadër, si dhe ndërveprimet midis tyre.
Ditën e djeshme, Administratori i KESH z. Beci së bashku me stafin përgjegjës ka inspektuar nga afër situatën e shkarkimeve në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe zonën e nën Shkodrës, duke u siguruar që Korporata është në gadishmëri të plotë e ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e prurjeve në ditët në vijim. KESH ka qenë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse qendrore dhe vendore duke dhënë informacion në kohë reale rreth prurjeve dhe shkarkimeve.
Aktualisht KESH po prodhon me kapacitet të plotë në të Hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës duke siguruar furnizim të plotë për Operatorin e Shpërndarjes, si dhe po trajton për qëllime rezerve prurjet në liqenin e HEC Fierzë” beri me dije KESh.
Të dhënat e kaskadës për ditën e sotme Dt. 30.12.2020, ora 10.00 në foton më poshtë.
Posted by Benet Beci on Wednesday, 30 December 2020
Comments are closed.