Në vitin 2000 është miratuar një ligj për një trajtim të veçantë financiar të personave që kanë punuar nëntokë. Në vitet 90-të industria minerare u tkurr shumë, ndërsa për minatorët nuk ishte e lehtë të gjenin punë në zanate të mbitokës. Ligji mori përsipër të ndihmojë rreth 5500 vetë.
Në momentin e miratimit, ligj akordoi një përfitim mujor 58 mijë lek dhe e drejta e përfitimit gëzohej nëse përfituesi nuk kryente aktivitet tjetër ekonomik.
Por ai ligj pati dy të meta. Nuk mundësoi që trajtimi financiar mujor të indeksohej sipas inflacionit · Periudha e përfitimit (ndërkohë që nuk mund të punosh) nuk njihet vjetërsi për efekt pesnioni pleqërie
Me kalimin e viteve, njerëzit filluan të punonin, qoftë për të jetuar, qoftë për të siguruar vjetërsinë në punë. Por vazhduan të marrin edhe trajtimin e veçantë.
Erdhi një moment që shteti filloi të jetë më funksional, u ndërtuan disa baza të dhënash, u kryqëzua informacioni.
Të gjithë ata persona, të cilët rezultoi se edhe kishin përfituar trajtim të veçantë, edhe kishin punuar, u detyruan të jenë debitor dhe kthejnë lekët muaj pas muaji.
Në vitin 2014, mazhoranca jonë, në përmbushje të angazhimeve elektorale të vitit 2013, miratoi ligjin për pensionet e punonjësve të nëntokës. Që nga ai moment kjo anomali nuk ndodh më. Por ka jo pak punonjës nëntoke që janë ende debitorë dhe që u mbahen çdo muaj të holla nga pensioni.
Këtë shqetësim ma ngritën në muajin tetor përfaqësues të ish minatorëve në Pukë.
Të gjithëve bashkë në të gjithë vendin u kanë mbetur rreth 650 mijë dollarë për të kthyer. Duke qënë se vetë ligji burim i vitit 2000, ka patur disa mangësi; Duke qënë se kësti mujor i pensionit pakësohet nga shuma që u mbahet çdo muaj; Propozova një projektligj që përcakton që detyrimet e mbetura të falen
Të mërkurën, në 23 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi me votë dhe e ktheu në ligj.
Comments are closed.