Është ndarë nga jeta notari shqiptar Klavio Meca këtë të dielë në moshën 24 vjeçare. Lajmin e hidhure e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në faqen zyrtare në Facebook.
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe
Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh” mbyllet postimi i KOKSH
Ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, për momentin 24 vjeçarit po i bëhet ekspertiza dhe më pas do të konfirmohet nëse ky ka qenë shkaku i vdekjes së tij
Comments are closed.