Më mirë 2 gjela të vegjël se një të madh. Sipas ekspertëve, amvisat duhet të zgjedhin dy gjela të vegjël se një gjel të madh. Jo vetëm që gatuhen më shpejt por edhe ofrojnë sasi të bollshme e të freskëta të mishit për ditët në vijim.
Shëllira Mishi i gjelit i marinuar me shëllirë ose ujë me kripë ka një shije më të mirë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Sipas ekspertëve, uji me kripë ruan lagështinë e gjelit ndaj pjekjes dhe nuk e përthan atë. Për një gjel të madh, ekspertët rekomandojnë shkrirjen e dy filxhanë çaji kripë në tre litra ujë dhe mbajtjen e gjelit në të për 12 deri në 24 orë.
Gjalpi Ju mund të përdorni gjalpë të butë, me ose pa erëza, për të lyer gjelin në brendësi të tij. Kur gjalpi të shkrijë, mishi i gjelit do të ketë një aromë thjesht fantastike.
Pjekja Pjekja e gjelit të detit duhet të fillojë duke e vendosur atë me pjesën e gjoksit poshtë për rreth një orë dhe më pas kthimin në anën tjetër për pjesën e mbetur të kohës. Për të llogaritur temperaturën e duhur të mishit duhet të përdorni termometër gatimi. Ai duhet vendosur në pjesën më të trashë të kofshës dhe duhet të shënojë 76 °C që gjeli të jetë i bërë siç duhet.
I duruari i fituari Pasi gjeli të jetë pjekur, lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Gjatë kësaj kohe, lëngjet do të shpërndahen në të gjithë hapësirën e gjelit dhe mishi nuk do të dalë i thatë.
Comments are closed.