Një punonjës i kujdesit shëndetësor i cili u ndje keq pasi mori vaksinën e Modernas kundër Covid 190 ka pasur një problem alegjik shkruan CNN.
Një punonjës i kujdesit shëndetësor në Boston me një histori alergjish zhvilloi një reaksion alergjik pasi mori vaksinë kundër Covid 19 të Moderna në prag të Krishtlindjes.
Ky është rasti i parë i njohur i reaksionit alergjik nga vaksina e Moderna, megjithëse ka patur të paktën gjashtë raste të raportuara të reaksionit alergjik në SH.B.A. pas vaksinës Pfizer / BioNTech”, njoftojnë mediat e huaja.
Mjeku ka treguar se menjëherë pasi ka bërë vaksinën ka ndjerë takikardi, dhe fillimisht ka menduar se kjo ka qenë një shenjë e ankthit, por duket se e vërteta ka qenë ndryshe. n
Pasi mora vaksinën, ndjeva takikardi, por mendova se ishte ndoshta nga ankthi, sepse isha i frikësuar pasi mësova për reagimet e Pfizer në SH.B.A., veçanërisht me ata njerëz që kanë alergji nga butakët, si unë. Më dhimbtë trupi, më duket sikur po më shponin me gjilpërë dhe gjuha më ishte mpirë. Ishte e njëjta ndjesi me reaksionin alergjik që kam pasur dikur, tha Dr. Husein Sadrzadeh në CNN.
Takikardia është një term mjekësor që përshkruan rrahjet e shpejta ose të parregullta të zemrës. Sadrzadeh ka kërkuar nga kompania Moderna të hetojë me tutje për vaksinën e saj, pasi shenja të ngjashme mund të paraqiten dhe në pacientë të tjerë.
Një zëdhënës nga Moderna tha se kompania e bioteknologjisë nuk mund të konfirmojë incidentin, por ajo raportoi efektin e mundshem anësore përmes sistemit të saj të brendshëm të raportimit të sigurisë dhe se Moderna po heton më tej per kete
Comments are closed.