Pasi ke lënë pas Shkodrën, në më pak se 45 min arrin në Razëm, një nga fshatrat më të bukur të turizmit malor, në veri të vendit.

Bukuritë natyrore të Razmës, fillon ti shijosh që kur fillon dhe udhëton në rrugën e ngushtë, mes maleve.

Por edhe pse ende pa shkuar në fshat, turistët e parë që kërkojnë të shijojnë mrekullitë e natyrës së alpeve shqiptare, shfaqen që në orët e para të mëngjesit.

Vizitor nga i gjithe vendi kane zgjedhur turizmin malor per te kaluar festen e Krishtlindjeve. Ne fshatin turistik te Thethit vihet re nje rritje e numrit te vizitoreve. Aida Kastrati administratore e njerit nga resortet ne Razem thote se ky vit ka sjelle me shume prenotime. Ndersa per shkak te masave te reja darka duhet sherbyer me heret por kjo nuk pengon vizitoret.

Nderkohe vizitoret thane se kjo eshte nje Krishtlindje ndryshe per shkak te pandemise por sidoqofe ato kane shfrytezuar mundesine per te levizur dhe shijuar turizmin malor. Teksa nuk mungojne dhe vizitoret nga jashte vendit.

Razma eshte 42 km larg nga Shkodra dhe mbetet nje nga zonat me te frekuentuara ne cdo stine te vitit.

Natyral Razma Resort on Twitter: "Te shijon shume nje gote vere apo nje  vakt me ushqim BIO prane ngrohtesise se zjarrit 🔥🔥👌👌 #razem #shkoder  #albania #restaurant #hotel… https://t.co/fLqyEbA4nh"
Hotel Natyral Razma Resort, Razme, Shkoder, Shqiperi