Viti 2020 ka prodhuar shumë fotografi prekëse dhe me mesazhe të fuqishme.

Mes shumë fotove, një shkrepje e dy pinguinëve është zgjedhur si fituese e Ocean Photograph Aëards në revistën Oceanographic, shkruan BBC. Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Baumgaertner.

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana” specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij” shkroi Baumgaertner në Instagram.

Ai ka treguar se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit” ka shpjeguar Tobias. Fotografi kaloi tre mbrëmje me koloninë e pinguinëve, para se të ishte në gjendje të bënte këtë foto.

“Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto” shprehet ai.