Ditën e djeshme, shkencëtarët deklaruan se një variant i ri i koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe mbart mutacione, që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë po aq të ndjeshëm ndaj infektimit sa të rriturit ndryshe nga lloji i mëparshëm.
Sipas Reuters, duke informuar gazetarët mbi hulumtimet më të fundit, shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike NERVTAG, të cilët po ndjekin variantin e ri thanë se ai ishte shndërruar në llojin më dominues në jug të Britanisë dhe se së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.
Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar , ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG.
Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët , ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG. Do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej.
Shfaqja e variantit SARS CoV 2 për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka deyruar zona të mëdha të vendit në kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.
Wendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste në virologjinë në Imperial tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën e hyrjes në qelizat njerëzore, që mund të thotë se fëmijët janë, ndoshta, janë njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit.
Prandaj, duke pasur parasysh modelet e tyre të përzierjes, ju do të prisnit të shihni më shumë fëmijë të infektuar, ka paralajmëruar Barclay.
Comments are closed.