Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është pyetur në Shkodër për akuzat që ka ngritur ish-deputeti Romeo Gurakuqi ndaj anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit pasi ky i fundit e skualifikoi.
Bardhi garantoi se në PD s’ka të përjashtuar dhe Komisioni dha vetëm një vlerësim pasi vendimi është në dorë të Këshillit Kombëtar e Kryesisë.
Ai shtoi se PD sa vjen e po rritet pasi qytetarë e intelektualë po i bashkohen teksa asnjë nuk përjashtohet.
”Në Partinë Demokratike s’ka kurrë të përjashtuar, vetëm njerëz që i bashkohen dita ditës. Kam respekt maksimal për profesor Romeo Gurakuqin. Siç kam respekt maksimal për çdo koleg me kontribut në PD. Nuk jam këtu për të komentuar qëndrimet personale të asnjë prej kolegëve. Ju jeni njohur me një vlerësim sipas statutit të PD, nga një komision që është risi, ashtu siç kemi bërë të qartë që vendimmarrja i përket Kryesisë dhe këshillit Kombëtar. Ska kurrë të përjashtuar, çdo ditë e më shumë qytetarë, intelektualë i bashkohen PD” tha Bardhi.
Comments are closed.